Aktualitet

Hapet sezoni artistik, “Opera Open Countdown” me 20 dhe 21 shtator në Sheshin Skënderbej

“Opera Open Countdown” do të vijë përpara publikut në sheshin Skënderbej në data 20 dhe 21 shtator duke hapur siparin e sezonit artistik shtator -dhjetor 2019. Këto evenimente do të cilësojnë dhe nisjen e festimeve për rikonstruksionin e godinës së Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Ministrja e Kulturës Silva Margariti u shpreh se ky projekt është një sfidë e madhe, ndërsa garantoi se me godinën e re do të ketë më shumë atmosferë.