Celebrities Magazine Showbiz

Harron se është i martuar! Taylor Lautner flet si rrallëherë me gruan e tij për ish të dashurën Taylor Swift!

Kjo është një “përrallë” e vërtetë ku çdo personazh e ka emrin Taylor. Le të nisim si fillim duke shpjeguar historinë e secilit prej tyre dhe çfarë i bën ata bashkë. Këngëtarja e mirënjohur Taylor Swift ka qenë më parë e lidhur me aktorin Taylor Lautner, ku ky i fundit ka gati një vit i martuar me një infermiere quajtur Taylor Dome. Përveç faktit se çifti i martuar mbajnë të njëjtin emër dhe mbiemër, një gjë mjaft e çuditshme ka ndodhur së fundmi lidhur me të shkuarën e aktorit.

Në një video nga podcast-i i tyre “The Squeeze” të postuar të mërkurën në Tik Tok, Dome e pyeti Lautner-in:

Nëse do të mund të ktheheshit në një moment në jetën tuaj, cili moment do të ishte ai dhe çfarë do t’i thonit vetes?

Taylor Lautner i është përgjigjur gruas së tij:

Ndoshta VMA-të e vitit 2009, kur ia dorëzova çmimin Taylor-it (Swift) dhe nuk isha në dijeni që gjëja e Kanye-s do të ndodhte në skenë.

Rikujtojmë këtë moment ikonik të atij spektakli, ku përballja e Taylor Swift dhe Kanye West ishte potenciale sa vazhdon akoma të diskutohet në internet. Në momentin që ai tha këto fjalë, gruaja e tij pati një reagim epik e cila mbeti e shtangur nga kjo deklaratë e tij. Por më pas ata folën mjaft lirshëm për këtë situatë dhe e mori me mjaft sportivitet.

Dome theksoi se Lautner dhe Swift, të cilët u takuan shkurtimisht në vitin 2009, sapo kishin bërë publike lidhjen e tyre të atëhershme. Lautner shpjegoi se ai i kishte dhënë çmimin Swift-it dhe u hodh pesë hapa prapa dhe po qëndronte pesë metra pas saj kur West u ngjit në skenë ndërsa ajo po fliste.

Unë nuk mund t’i shihja ata. Unë thjesht po supozoja se e gjithë ajo ishte një skenë e praktikuar dhe e stërvitur, sepse përse ndryshe nuk kishte arsye që Kanye West të ngjitej në skenë për të ndërprerë Taylor Swift? Thjesht nuk kishte kuptim.