Celebrities Music

Harry Styles anulon koncertin në Kopenhagen pas sulmit në qendrën tregtare!

Një koncert i Harry Styles në Kopenhagen është anuluar pasi disa persona u qëlluan për vdekje në një qendër tregtare aty pranë. Ish-ylli i “One Direction” do të performonte në ambientet e Royal Arena të dielën mbrëma, si pjesë e shfaqjeve të tij të shumëpritura të “Love On Tour”.

Policia në Danimarkë konfirmon se sulmuesi, që dje hapi zjarr në një qendër tregtare në Kopenhagen ka vepruar i vetëm, duke i përzgjedhur në mënyrë rastësore viktimat e tij. Inspektori i policisë, Soren Thomassen, tha sot se “hetuesit nuk besojnë se sulmi i djeshëm ishte i lidhur me terrorizmin”. Tre vetë u vranë, mes tyre dy danezë dhe një shtetas rus. Në një postim Harry Styles u shpreh:

Ekipi im dhe unë lutemi për të gjithë që ishin të përfshirë në të shtënat në qendrën tregtare të Kopenhagës. Jam i shokuar. Me dashuri Harry.

Fillimisht ishte raportuar se shfaqja pritej të vazhdonte pavarësisht të shtënave pasi zbatimi i ligjit në zonë u ka treguar organizatorëve se ata lejohen ta bëjnë këtë në mënyrë të sigurt. Por shfaqja, e cila duhej të fillonte në orën 20:00 me orën lokale, u vonua dhe më pas u anulua përfundimisht. Styles nisi me turneun “Love On Tour” por iu ndalua të performonte për shkak të situatës së pandemisë. Turneu i riplanifikuar filloi në shtator 2021 në Las Vegas përpara se të nisej nëpër SHBA, me turneun evropian që nisi në Glasgow muajin e kaluar.

Harry Styles, së fundmi ndau një moment të veçantë me një fans gjatë koncertit të tij në Wembley të dielën në mbrëmje më 19 qershor, teksa e ndihmoi të dilte hapur si homoseksual ‘live’ në skenë. Pasi mori në skenë një flamur ylber të  LGBTQ, këngëtari 28-vjeçar tha:

Urime, je njeri i lirë.