Celebrities Music Showbiz

Harry Styles bën veprimin emocionues ndaj një fansi në koncertin e tij të fundit!

Ai është duke e ‘pushtuar’ Britaninë e Madhe teksa kërcen në arenën për turneun e tij të vitit 2022, të quajtur “Love On Tour”. Po flasim për Harry Styles, i cili së fundmi ndau një moment të veçantë me një fans gjatë koncertit të tij në Wembley të dielën në mbrëmje më 19 qershor, teksa e ndihmoi të dilte hapur si homoseksual ‘live’ në skenë.

Pasi mori në skenë një flamur ylber të  LGBTQ, këngëtari 28-vjeçar tha:

Urime, je njeri i lirë.

Fansi, i quajtur Mattia, i dha Harry-t një tabelë kartoni ku shkruhej:

Nga Ono në Wembley: Më ndihmo të dal hapur.

Një tabelë për të cilën këngëtari i hitit “Watermelon Sugar” ishte i lumtur që ta ndihmonte. Duke marrë një flamur ylber të krenarisë, ai e tërhoqi atë përgjatë skenës përpara dhe mbrapa, duke shpjeguar:

Kur ta tund këtë flamur mbi kokën time, do të dalësh hapur zyrtarisht homoseksual, djali im.

Nuk është hera e parë që Harry ka bërë nderimet për një fans, pasi ndihmoi një fans vitin e kaluar gjatë një shfaqjeje në ‘Mohegan Sun Aren’a në Uncasville të Connecticut. Pasi vuri re një vajzë që mbante një tabelë ku shkruhej “Më ndihmo të dal hapur”, Harry hodhi një flamur krenarie ylber dhe tha:

A ka ndonjë të veçantë me të cilin do të dëshironit të dilnit?

Ylli i muzikës pati një fundjavë të suksesshme teksa performoi në stadiumin Wembley të shtunën dhe të dielën për të mahnitur 180,000 njerëz që kishin shkuar në koncert. Pas shfaqjeve të tij në Wembley, ish-ylli i “One Direction” do të ketë ndalesën e radhës në stadiumin ‘Aviva’ të Dublinit të mërkurën, përpara se të niset për në Gjermani. Turneu më në fund do të përfundojë në Zelandën e Re në mars 2023, pas mbajtjes së tij edhe në Meksikë dhe Australi.

Këngëtari i njohur Harry Styles ka zbuluar së fundmi se do të jetë partner me organizatën jofitimprurëse ‘Everytown for Gun Safety’. Artisti do të bëjë donacion për Fondin e Mbështetjes së Sigurisë së Armëve në Everytown, degën e edukimit, kërkimit dhe çështjeve gjyqësore të ‘Everytown for Gun Safety’.

Të ardhurat do të vijnë nga turneu i ardhshëm i Styles në Amerikën e Veriut pas publikimit të albumit të tij të fundit, ‘Harry’s House’. Styles do të bashkëpunojë gjithashtu me Live Nation për të dhuruar 1 milion dollarë të ardhura nga ‘Love on Tour 2022’.