Bota Botë e Çuditshme

I dënuari nis një romancë me infermieren e burgut dy vite pasi iu zbulua lidhja me gardianen!

Një infermiere e burgut Aylesbury në Buckinghamshire të Britanisë së Madhe po hetohet nga autoritet pasi dyshohet se ka nisur një lidhje dashurie me një prej të burgosurve. Alexandra Power është larguar nga puna pasi akuzohet se ka nisur një romancë me Jay Bell, i dënuar me 10 muaj burg për prishje të qetësisë publike.

Bell, i cili ka pasur një romancë të mëparshme me një gardiane burgu, punonte brenda ambienteve të burgut pranë recepsionit, aty ku Power, po ashtu, punonte në zyrën e saj si infermiere. 31-vjeçarja kishte vetëm një vit që punonte si infermiere dhe më parë ishte trajnuar si parukjere. Ajo punonte në burg për Fondacionin NHS të Londrës Qendrore dhe Veriperëndimore, të cilët kanë nisur një hetim të brendshëm për rastin.

Pas romancës që lindi në burg, Bell, i cili u lirua në shtator ka nisur të jetojë me infermieren Power në Milton Keynes. Bell dy vjet më parë ishte një nga tre të burgosurit në The Mount Jail në Hertfordshire, i cili u zbulua se kishte komunikime me kontekst seksual me një oficere burgu. Oficerja Sarah Milburn pas zbulimit të komunikimeve me të burgosurit, u dënua me 16 muaj burg.

Rikujtojmë, se një 23-vjeçare me profesion oficere burgu, u dënua me 16 muaj pasi akuzohet se informonte një të dënuar me të cilin ra në dashuri gjatë shërbimit për të fshehur celularin e paligjshëm në qeli gjatë kontrolleve. Aisha Golsby punonte si oficere në HMP Portland, në Dorset, kur u përfshi në një lidhje dashurie me të dënuarin Deano Harrison. Risjellim gjithashtu në vëmendje rastin e Meagan Hall, një oficere policie nga Tenesi, e cila ka bërë bujë në SHBA pasi kishte pasur marrëdhënie intime me disa kolegë në departament. Videot dhe imazhet e të përfshirëve në skandal u përhapën në rrjetet sociale, duke rezultuar në pezullimin e të gjithëve nga detyra.