Reagimet e para ndaj filmit “Joker: Folie à Deux” sjellin një miks të ‘shkëlqimit’ dhe ‘mërzisë’, duke çuar në një sërë komentesh të përziera. Filmi sheh rikthimin e rolit nga Joaquin Phoenix të Arthur Fleck/Joker-it dhe Lady Gaga-n si Harley Quinn, dashurinë e Joker-it.
Duke u shfaqur me një premierë të plotë në Festivalin e Filmit në Venecia të mërkurën, vazhdimi i shumëpritur i hitit miliardadollarësh të Todd Phillips ndau opinionet e kritikëve, sipas DailyMail. Ndërsa disa e panë atë si ‘superior’ ndaj filmit të mirënjohur të 2019-ës dhe lavdëruan performancat e Phoenix dhe Gaga, të tjerë e kritikuan “Joker: Folie à Deux” si joargëtues. David Rooney nga gazeta “The Hollywood Reporter” shkruan:
“Joker: Folie à Deux” ndihet në mënyrë narrative pak i vakët dhe nganjëherë i mërzitshëm. Ky vazhdim është ndërtuar mbi një mendjemadhësi sesa një themel historik të fortë. Edhe më shumë se paraardhësi i tij, “Joker: Folie à Deux” e redukton ngjarjen në një produkt të zbrazur të traumës së fëmijërisë dhe sëmundjeve mendore. Që do të thotë se ka pak gjëra që nuk mësuam herën e kaluar.
Peter Bradshaw i “The Guardian” shkroi:
Ka një kast të shkëlqyer mbështetës dh një akt të parë të stuhishëm, por vazhdimi i shumëpërfolur në Gotham i Todd Phillips rezulton klaustrofobik dhe përsëritës.