Celebrities Gossip Showbiz

I rrethuar nga bananet, Dashnor Diko hyn në shtëpinë e “BBV3”!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Një sfidë e madhe kjo për banorët e shtëpisë së “BBV3”, ku ata nuk duhet reagojnë ndaj asgjëje të jashtëzakontë që Vëllai i Madh vendos në shtëpi. Në shtëpi kanë hyrë personazhe të njohur të ekranit, mes tyre edhe këngëtari i njohur, Dashnor Diko. Ky i fundit u fut nën tingujt e hitit të tij “Banania” dhe me një karrocë me këtë frut.

Dashnor Diko: A të ju them diçka? Mos e neglizhoni këtë frut! Të gjithë ata që janë nevrik, vetëm kjo ia mbyll gojën…

Vetëm pak më parë diçka e bëri Julit të mos e përballonte dot dhe të lotonte. Një mesazh zanor nga djali i tij, të cilin nuk e ka takuar prej hyrjes në shtëpi, e ka prekur shumë emocionalisht.