Celebrities Gossip Showbiz

Përlotet Jul Deda, ja çfarë ndodhi në shtëpinë e “BBV3”!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Një sfidë e madhe kjo sot për banorët e shtèpisë së “BBV3”, ku ata nuk duhet reagojnë ndaj asgjëje të jashtëzakontë që Vëllai i Madh vendos në shtëpi. Pas imazheve në monitor, një qeni nëpër shtëpi, hyrjen e vëllait të Ilnisës, vetëm pak më parë diçka e bëri Julit të mos e përballonte dot dhe të lotonte. Një mesazh zanor nga djali i tij, të cilin nuk e ka takuar prej hyrjes në shtëpi, e ka prekur shumë emocionalisht.

Mesazhi nga djali i Julit: Babi të dua shumë, jam krenar për ty dhe vazhdo se je fituesi. Je shumë mirë, të përqafoj. Jam krenar për ty, për ne jashtë mos u shqetëso jemi shumë mirë…

Gjatë një bisede me banorët, Romeo ka treguar benefitet e të qenit binjakë. Ai zbuloi se Donaldi shumicën e rasteve ka marrë dokumentet e tij të identifikimit dhe ai po ashtu ka bërë të njëjtën gjë. Romeo rrëfen madje se edhe se patentën Donaldi e ka marrë pasi ka dalë nga “Big Brother VIP 1”.