Lajmet e fundit

Ilir Shaqiri do të marrë pjesë në “Grande Fratello”?!

“Big Brother VIP Albania” na ka dhuruar shumë emocione të forta. Lotët, të qeshurat, përqafimet dhe lidhjet e dashurisë nuk munguan gjatë këtij edicioni të parë të “BBV”.

Padiskutim dy ish-banorët më të diskutuar kanë qenë finalistët Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj. Të komentuar për karakterin e tyre, historitë, raportet me banorët e tjerë dhe emocionet e forta që përcollën, publiku i deshi shumë Ilirin dhe Donaldin e “BBV.” Megjithatë, fituesi ishte Ilir Shaqiri.

Kohët e fundit e kemi parë shpesh këtë të fundit nëpër intervista, si dhe ka qenë mjaft aktiv në rrjete sociale. Padyshim që fitorja e formatit të “BBV” ishte një arritje e madhe e tij, por a do ta përsëriste ai sërish këtë eksperiencë.

Në një intervistë të bërë së fundmi, Iliri ka pohuar se është duke menduar të bëhet pjesë e “Big Brother” në Itali. Balerini zbuloi se është duke folur për t’u bërë pjesë e tij, por ende nuk e ka vendosur nëse do të marrë apo jo pjesë. Ai u shpreh:

“Grande Fratello”-n nuk e kam ndjekur shumë. Njoh shumë artistë që kanë qenë pjesë e tij. Unë isha duke folur për të marrë pjesë. Nuk është një ide që më çmend nga gëzimi sepse atë që doja e arrita. Të bashkëjetosh katër muaj me bashkëkombasit e tu dhe ta bësh këtë gjë me njerëz që nuk janë shqiptarë janë dinamika të ndryshme.

Rikujtojmë se, së fundmi Iliri ka hedhur një ‘thumb’ për intervistat që kanë bërë së fundmi ish- banorët e “BBV” duke i konsideruar si ‘imagjinata’ të tyre.

Nuk është problemi për kë, sepse e kam patur në përgjithësi. Gjëra tendecioze dhe të pavërteta kam dëgjuar gjithë kohës. Me hajvanlliqe unë nënkuptoj një gamë shumë të gjerë. Kjo fjalë përfshin ato që dëgjova nga disa banorë nëpër intervista duke u shprehur rreth disa gjërash që nuk kanë ndodhur ose ata thjesht i kanë imagjinuar. Siç kanë imagjinuar edhe brenda shtëpisë. Si brenda, si jashtë njeriu është ai që është. Nëse ne përballemi me një publik për 24 orë, në fund do të dalë fytyra jote.