Bota Botë e Çuditshme

Indi, treni përshkron më shumë se 70 kilometra pa shofer!

Një incident i çuditshëm po hetohet nga autoritetet indiane pasi një tren mallrash përshkroi më shumë se 70 kilometra pa shofer. Videot e shpërndara në rrjetet sociale treguan trenin që po kalonte me shpejtësi nëpër disa stacione pa u ndalur. Sipas BBC, treni pa shofer u nis nga Katua në Jammu dhe arriti në Kashmir në rrethin Hoshiarpur të Punjab, ku treni ndaloi pa asnjë të lënduar.  Treni me 53 vagonë ishte rrugës për në Punjab nga Jammu kur u ndal në Kathua për ndryshim personeli. Pastaj papritmas filloi të lëvizte poshtë pasi shoferi dhe ndihmësi i tij zbritën.

Treni po udhëtonte me një shpejtësi prej afro 100 km/orë dhe arriti të kalonte rreth pesë stacione përpara se të ndalonte. Menjëherë pasi u alarmuan për trenin në lëvizje, zyrtarët mbyllën vendkalimet hekurudhore përgjatë rrugës së tij. Zyrtarët deklaruan se po përpiqen të përcaktojnë arsyen e saktë që treni filloi të lëvizë për të shmangur incidente të tilla në të ardhmen.