Celebrities Gossip Showbiz

Ish-banorja e “BBV2” pjesë e jurisë së “She’s on top”, ja kush është ajo!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Së fundmi i ftuar në “E Diell” Kristi u dha fund thashethemeve duke pohuar se është e vërtetë që këtë sezon ai do të jetë pjesë e jurisë së “She’s on top”. Por duket se nuk do të jetë vetëm ai. Një tjetër ish-banore e “BBV2” do të jetë në juri së bashku me Kristin dhe ajo është Dea Mishel.

Krist Aliaj ka qenë i ftuar ditën e sotme në “Shqipëria Live” dhe ka treguar shumë rreht marrëdhënies së tij me ish-banorët e tjerë të “BBV2” dhe çfarë ka ndodhur me historinë e tij dhe të Keisi Medinin.