Celebrities Film & Tv Showbiz

Ja arsyeja më e çuditshme se pse Jennifer Aniston ka humbur shumë miq së fundmi…

Gjatë një interviste të bërë së fundmi, aktorja e famshme Jennifer Aniston ka treguar arsyen më të habitshme se pse ka hequr dorë nga të qënit miq me disa persona. Arsyeja e vetme është sepse ata nuk kanë pranuar të vaksinoheshin kundër COVID-19. Aniston tregon:

Kam humbur kontaktin me shumë njerëz në rutinën time, pasi ata refuzojnë të bëjnë vaksinën ose thjesht zgjedhin të mos e bëjnë. Kjo është për t’u ardhur keq. Unë mendoj që është një detyrim moral të informohesh dhe informosh të tjerët, duke qenë se nuk është zgjidhje të bëjmë teste çdo ditë. Të gjithë i qëndrojnë besnikë mendimit të tyre, por kam vënë re që shumë opinione nuk bazohen askund tjetër përveçse tek frika apo propaganda.

Aktorja gjithnjë ka bërë thirrje në rrjetet e saj sociale, ku numëron mbi 37 milionë ndjekës, që ata të mbajnë maska gjatë gjithë periudhës së pandemisë. Jennifer u është drejtuar atyre që refuzojnë mbajtjen  maskës nëpërmjet një fotoje të postuar nga vetë ajo, të mikut të saj Kevin që në atë kohë ka qenë i spitalizuar.

Vetëm mendoni pak për ata që e kanë kaluar virusin e tmerrshëm. Bëjeni për familjen tuaj, por mbi të gjitha për veten tuaj. COVID prek të gjitha moshat!

 

Rikujtojmë se, aktorja e njohur së bashku me aktorët kryesorë të “Friends”, kanë zbuluar së fundmi koleksionin më të ri të veshjeve dhe suvenirëve për gjithë fanatikët e serialit ikonik. Aktorët postuan bluzat me mbishkrime nga seriali në llogaritë e tyre në “Instagram”.

Së fundmi, Jennifer Aniston surprizon teksa shprehet për Jennifer Lopez. Aniston dhe Lopez nuk kanë punuar kurrë bashkë por duket se janë mikesha teksa shpeshherë kanë folur me njëra-tjetrën gjatë eventeve.