Celebrities Film & Tv

Ja çfarë duhet të dëgjoni para se të shkoni në kinema për të parë “House of Gucci”!

Më në fund erdhi momenti që shumë fansa të historisë “Gucci” apo edhe të këngëtares Lady Gaga, do të arrijnë të shohin filmin që ka shkaktuar aq shumë polemika dhe aq kuriozitet tek audienca e gjerë. “House of Gucci” do të mund ta shini në kinema duke filluar nga kjo e enjte. Por para kësaj, ne ju sugjerojmë që të dëgjoni një podcast specifik mbi historinë e vrasjes së Mauricio Gucci, por jo vetëm. Një histori çmendurie dhe lakmie, e treguar nga Eno Popi në “Histogri”.

HistoGri, Ana e Errët e Historisë!

Historia e familjes Gucci është mjaft e njohur në Itali. Madje është aq e njohur sa italianët në gjenerata kanë shtyrë vitet e tyre me një telenovelë kimie, pasioni, me anë të errëta, xhelozie dhe ambicie brenda familjes së famshme të modes Gucci. Për kë e has për herë të parë i duket histori shastisëse…Historia e familjes Gucci është një histori sensacionale e vrasjes, çmendurisë, glamurit dhe lakmisë…

E gjitha ndodhi në 27 Mars 1995. 2 plumba në shpinë dhe një në kokë i moren jetën pasardhësit të fundit të dinastisë Gucci. Vrasja e Maurizio Gucci-t, u bë në Italinë e pas viteve ’90, saga më e përfolur, por njëkohësisht edhe telenovela me një vejushë, që si nëpër romane, iu vesh përcaktimi ‘vejusha e zezë’, sepse krimi i pasionit ishte më i thellë dhe detaje deri në të pabesueshme filluan të mësohen publikisht vit pas viti nëpër gjyqe publike.

Lady Gaga luajti rolin kryesor në filmin “House of Gucci” si Patrizia Reggiani, një grua e famshme që mori fokusin për komplotin e vdekjes së ish-bashkëshortit të saj, Maurizio Gucci një rol i luajtur nga Adam Driver. Madje për këtë rol, këngëtarja dhe tashmë aktorja, ka pranuar se ishte një përvojë që arriti t’i ndryshonte dhe jetën.

Sipas komenteve të insertit filmik të publikuar në YouTube, këngëtarja Lady Gaga i ka gëzuar më së shumti njerëzit me aktrimin e saj. Komentues të shumtë e kanë lëvduar portretizimin që i ka bërë ajo protagonistes.

Jared Leto është një tjetër protagonist i këtij realizimi, i cili ka mahnitur me ndryshimin e tij të madh për rolin e Paolo Gucci, i cili dikur ishte nënkryetar i kompanisë Gucci. Jeremy Irons, Salma Hayek e Al Pacino, janë yjet tjera të këtij filmi. Më poshtë mund të gjeni dhe videon në YouTube ku tregohet gjithashtu historia e Gucci-t.