Gossip Showbiz

Ja ku e gjeti ngushëllimin Demi Lovato pas ndarjes nga ish-i fejuari!

Këngëtarja e famshme Demi Lovato ka zbuluar për të gjithë ndjekësit e saj kurën më të mirë pas ndarjes nga partneri. 28-vjeçarja ka qenë e ftuar në emisionin “The Drew Barrymore Show”, ku zbuloi se aktualisht po jeton me shoqen e saj të ngushtë pasi i dha fund fejesës me Max Ehrich.

Ndërkaq Demi tha:

Po jetoj me një nga shoqet e mia më të mira. Unë isha e fejuar me një person dhe jetoja me të. Dhe atëherë mendoja ‘Nuk është kjo jeta për mua’. Dua të kënaqem dhe të jetoj me miqtë e mi. Le ta normalizojmë këtë gjë. Erdha në shtëpi një ditë pasi kisha bërë intervista dhe set fotografish. Dhe pasi u ktheva në shtëpi më tha shoqja ‘Pra, Demi ke bërë vetëm gjëra yjesh sot ë? A do të bësh diçka si njeri normal? I thashë ‘Po, kjo është ajo që dua!’. Më pas vendosëm “Gray’s Anatomy” dhe “The Walking Dead”.

Rikujtojmë se në një intervistë të dhënë për “Glamour”, Demi foli për fejesën me Max Ehrich dhe si i ndikoi për të caktuar orientimin e saj seksual.

Pak ditë më parë, Lovato bëri një rrëfim tronditës për të kaluarën e saj në serinë e dokumentarëve “Demi Lovato: “Dancing With the Devil”. Bukuroshja ka treguar që është sulmuar dy herë seksualisht. Pas këtij rrëfimi që shokoi gjithë botën, 28-vjeçarja ka folur për herë të parë për revistën “People”.