Auto & Moto

Ja se kush e mban fronin si prodhuesi më i madh i baterive të makinave elektrike!

Studiuesi korean i tregut SNE Research doli me një analizë janar-shkurt 2023 duke zbuluar se CATL është ende prodhuesi më i madh i baterive të makinave elektrike në botë, duke marrë një pjesë të tregut prej 33.9%, pas saj pason BYD me 18.2% dhe LG Energy Solution është i treti me 13.3%.

Është e rëndësishme të theksohet se pjesa e tregut nga viti në vit e CATL ra nga 35.1%, por gjithsesi u rrit ndjeshëm në drejtim të dërgesave absolute duke shkuar nga 19GWh në 2022 në 25.5GWh në 2023.

BYD, nga ana tjetër, siguroi një pjesë më të madhe tregu krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, duke shkuar nga 11.3% në 18.2% në janar-shkurt 2023. Dërgesat u rritën nga 6.1GWh në 13.7GWh apo me rritje prej 122.6%. Ndërkaq, brenda 10 vitesh rrjeti rrugor që lidh vendet e BE do të jetë pajisur me sistem furnizimi për makinat me energji elektrike. Rritja e numrit të makinave elektrike dhe ulja e numrit të makinave me naftë dhe benzinë kanë detyruar komisionin Europian të hartojë plane afatgjata për mjetet pa ndotje. Sipas projektit të BE, në shtetet anëtare duhet të ketë në çdo 60 kilometra një stacioni kërkimi për makinat me energji elektrike.