Celebrities Showbiz

Ja se si ja shpreh dashurinë Blake Shelton bashkëshortes së tij…

Blake Shelton më në fund u dha fansave një shans për të dëgjuar “We Can Reach the Stars”, këngën e mrekullueshme të dasmës që ai shkroi për Gwen Stefani. Është e qartë se e gjithë bota e Blake Shelton rrotullohet rreth Gwen. Ditën e sotme, më 5 nëntor, këngëtari 45-vjeçar  postoi në Youtube këngën “We Can Reach the Stars”, kënga që ai shkroi për Gwen dhe e luajti për herë të parë për të gjatë dasmës së tyre në muajin korrik.

Kënga është gjithashtu e disponueshme në  albumin e tij “Body Language”. Këngëtari i njohur ka postuar një fragment të shkurtër të këngës në profilin e tij në Instagram, ku shkruan:

Jam vërtet krenar për “We Can Reach The Stars” dhe jam vërtet i nderuar që jam me Gwen Stefani. Kjo është arsyeja pse ne u martuam në radhë të parë. Kjo është arsyeja pse ne mbajmë unaza sepse duam që të gjithë ta dinë. Jam i emocionuar ta ndaj këtë këngë me të gjithë botën.

Nga ana e saj, bashkëshortja e tij Gwen, ripostoi mesazhin e Blake në llogarinë e saj në Instagram, duke shkruar:

Po, kjo më ndodhi mua. Blake Shelton, të dua!

Të enjten, më 4 nëntor, Blake ngacmoi publikimin e këngës duke shpërndarë një fotografi nga dasma e tyre magjike, e cila u zhvillua në fermën e tij në Oklahoma. Në mbishkrimin e fotografisë shkruan:

Gwen dhe unë vendosëm të shkruanim betimet tona për dasmën, por vendosa ta befasoja duke i shkruar një këngë në vend të kësaj.

Gjatë një vizite në emisionin “Late Night With Seth Meyers” muajin e kaluar, Blake vlerësoi prezantuesin dhe producentin e njohur Carson Daly, për fjalët e tij ndaj çiftit. Carson vazhdoi të shpjegojë se shkrimi i një kënge dukej se ishte diçka shumë e veçantë për dashurinë e tij ndaj Gwen, duke qenë se ajo gjithmonë e inkurajon atë të shkruajë më shumë nga muzika e tij. Në atë kohë, Blake i tha Seth Meyers se ishte i emocionuar që më në fund ndante melodinë me botën.

Dua që njerëzit ta dëgjojnë atë dhe dua të them me zë të lartë: O Zot, u martova me Gwen Stefani. Dua që të gjithë ta dëgjojnë këtë dhe kjo është mburrja ime më e madhe.

Rikujtojmë se, më pak se dy muaj pas dasmës së saj me Blake Shelton, ylli i popit, tregoi për ndjekësit në “Instagram” fustanin e saj të dasmës nga stilistja e njohur Vera Wang si dhe një dhuratë të veçantë nga ajo.

Gjithashtu, Gwen është parë rrugëve të Los Angeles-it më një palë atlete sportive të markës “Vans” ku kishin të stampuar fytyrën e bashkëshortit të saj, Blake Shelton. Nuk e dimë si e shpjegoni ju këtë veprim, nga dashuria apo nga fakti që artistja do ta ndiejë gjithmonë pas vetes partnerin e saj edhe kur nuk e ka afër, por dimë të themi që këto atlete tanimë u bënë virale.