Celebrities Gossip Showbiz

Ja cila është dhurata e dasmës nga stilistja e njohur për Gwen Stefani!

Pa dyshim, fustani i nusërisë së Gwen Stefanit është ende shumë domethënës për të. Më pak se dy muaj pas dasmës së saj me Blake Shelton, ylli i popit, tregoi për ndjekësit në “Instagram” fustanin e saj të dasmës nga stilistja e njohur Vera Wang si dhe një dhuratë të veçantë nga ajo.

Stilistja i dhuroi Stefani dhe Shelton një buqetë të madhe me trëndafila të bardhë, të cilën këngëtarja e tregoi për të gjithë fansat e saj në rrjetet sociale. Në shënimin e dhuratës, Wang shkruante:

E dashur Gwen, çfarë kënaqësie të marrim pjesë në lumturinë tënde duke zgjedhur që të të veshim, jo ​​një herë, por dy herë. Si një fanse e madhe, në emrin tim dhe ekipit tim, përsëri të falënderoj. Ju uroj të dyve një jetë të lumtur!

Stefani iu përgjigj surprizës së ëmbël, duke thënë:

Uau Vera! Faleminderit shumë për lulet e mrekullueshme, por fustani…ishte vërtetë një ëndërr e realizuar të isha në gjendje të punoja me ty dhe të martohesha me Blake veshur me fustanin tënd. Të dua shumë! Faleminderit!

Dhurata nga Wang dukej se e frymëzoi Stefanin të shikonte përsëri fustanin e saj, pasi ajo ndau një video të një kutie të bardhë ku shkruhej “fustani im i nusërisë”.

Rikujtojmë se, së fundmi, Gwen është parë rrugëve të Los Angeles-it më një palë atlete sportive të markës Vans ku kishin të stampuar fytyrën e bashkëshortit të saj, Blake Shelton. Nuk e dimë si e shpjegoni ju këtë veprim, nga dashuria apo nga fakti që artistja do ta ndiejë gjithmonë pas vetes partnerin e saj edhe kur nuk e ka afër, por dimë të themi që këto atlete tanimë u bënë virale.