Botë e Çuditshme Gossip Showbiz

Ta ketë nga dashuria?! Fytyra e bashkëshortit të Gwen Stefani-t tanimë në atletet e saj!

Dyshja e njohur e showbiz-it të huaj, Blake Shelton dhe Gwen Stefani pak ditë më parë kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë në një ceremoni të fshehtë. Çifti i sapomartuar, i konfirmuan këto lajme duke postuar në llogarinë e tyre në “Instagram” disa fotografi nga ceremonia. Dasma ka ndodhur më 3 korrik dhe nga çfarë duket, ka qenë shumë e veçantë.

Gwen Stefani shihej e veshur me një fustan të bardhë nusërie, por aspak i ngjashëm me ato që jemi mësuar të shohim shpesh. Këngëtarja zgjodhi për ditën e saj më të rëndësishme një fustan të shkurtër, të cilin e kombinoi me një palë çizme me taka.

Së fundmi, Gwen është parë rrugëve të Los Angeles-it më një palë atlete sportive të markës Vans ku kishin të stampuar fytyrën e bashkëshortit të saj, Blake Shelton. Nuk e dimë si e shpjegoni ju këtë veprim, nga dashuria apo nga fakti që artistja do ta ndiejë gjithmonë pas vetes partnerin e saj edhe kur nuk e ka afër, por dimë të themi që këto atlete tanimë u bënë virale.

Po ju, do e bënit një veprim të tillë për partnerin tuaj?!

Rikujtojmë, se të dy trajnerët e talent-show “The Voice” janë takuar në spektaklin muzikor në vitin 2015 dhe më pas miqësia e tyre u shndërrua në një marrëdhënie romantike. Ata njoftuan lidhjen në nëntor të vitit 2015.

Ndërkaq, Stefani ka tri fëmijë, Kingston, Zuma dhe Apollo me Gavin Rossdale. Blake Shelton nga ana tjetër dhe ish-bashkëshortja e tij, Miranda Lambert, përfunduan procedurat e divorcit në vitin 2015.