Showbiz

Jacob Tremblay, aktori që ka fituar zemrat e të gjithëve

Jacob Tremblay ka fituar zemrat e të gjthëve me paraqitjen e tij në tapetin e kuq të ceremonisë së çmimeve Oscar. Mbrëmjen e së dielës, ylli i ri i filmit “Room”, ka arritur të fitojë zemrën e një zonje në veçanti, aktores Sofia Vergara.

Jacob është ritakuar me bukuroshen e “Modern Family”, ne ceremoninë e çmimeve Oscars. Ai ka shkuar për ta përshendetur bukuroshen dhe ky moment i bukur është filmuar nga kamerat.

Por Jacob ka ditur t’i bëjë komplimentin më të bukur aktores 43-vjeçare. Ai ka publikuar një kolazh me fotografi ku shihet me aktoren, më të ciliën ka luajtur në filmin “The Smurfs 2”, bashkangjitur së cilës ka shkruar: “Unë jam rritur kaq shumë ndërsa Sofia Vergara aspak”.