Celebrities Gossip Showbiz

Jennifer Lopez nuk duron dot më dhe thotë ‘fjalët e fundit’ për Ben Affleck!

Prej kohësh po përflitet që dyshja e njohur Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë në një krizë martesore. Së fundmi, regjisori i njohur është parë tejet i tensionuar teksa në momentin që Lopez futet në makinë ai i “përplasë në fytyrë” derën e makinës duke lënë të nënkuptohet që mes tyre ka pasur një debat.

Ndërkaq, së fundmi, në intervistën për promovimin e filmit “Mother”, ku ajo është protagoniste, JLo ka zbuluar se çfarë e acaron marrëdhënien e saj me Afleck.

Ai gjithmonë më thotë se çfarë të vesh. Ai ka dëshirë të vendosë për gjithçka, me pak fjalë është shumë stresuese. Nuk është njeri i lehtë, debaton gjithmonë për atë çfarë unë vesh. Kur unë vesh crop-top më pyet se ku është pjesa tjetër e bluzës dhe më pas do t’i dëgjohet fjala për çdo gjë.

Lopez shpjegoi që burri i saj bën shpesh shaka me veshjet që ajo zgjedh. “Ai do të bëjë shaka me mua ndonjëherë, thotë gjëra të tilla si ‘Ku është pjesa tjetër e këmishës?’. JLo më vonë shpjegoi se ajo në fakt shpesh i kërkon Affleck këshilla për modën, por jo domosdoshmërisht i merr gjithmonë parasysh ato që thotë.

Rikujtojmë, se gjatë një paraqitje në “The Drew Barrymore Show” Affleck zbuloi se çfarë do të ndryshonte gruaja e tij tek ai, pavarësisht se ajo “kurrë” nuk e pranoi këtë. Rikujtojmë, se Lopez dhe Affleck do të bashkohen sërish pas thuajse 20 vjetësh në një film. Filmi i prodhuar nga kompania e Affleck dhe Matt Damon, “Artists Equity”, bazohet në një dramë sportive që tregon historinë e vërtetë të Anthony Robles, një mundës që lindi me një këmbë dhe arriti të fitojë kampionatin kombëtar në Universitetin e Arizonës.