Celebrities Gossip Showbiz

E gjitha bota “çmendet” pas formave të trupit të saj, por ja çfarë komenti ka Ben Affleck për veshjet e Jennifer Lopez!

Jennifer Lopez si gjithmonë shkëlqen me format e saj trupore dhe çdo veshje në trupin e divës së muzikës pop duket një vepër arti. Ylli i muzikës së fundmi shkëlqeu në ‘Met Gala’ teksa ishte e veshur me një fustan mahnitës nga Ralph Lauren. Edhe pse ajo nuk shoqërohej nga partneri i saj, Ben Affleck, aktori dha mendimin e tij për zgjedhjen e veshjes së bashkëshortes së tij për këtë rast.

Lopez shpjegoi që burri i saj bën shpesh shaka me veshjet që ajo zgjedh. “Ai do të bëjë shaka me mua ndonjëherë, thotë gjëra të tilla si ‘Ku është pjesa tjetër e këmishës?’. JLo më vonë shpjegoi se ajo në fakt shpesh i kërkon Affleck këshilla për modën, por jo domosdoshmërisht i merr gjithmonë parasysh ato që thotë. Rikujtojmë, se së fundmi 55-vjeçarja ka thyer heshtjen për herë të parë që nga rrëfimet shpërthyese të Gwyneth Paltrow për aftësitë seksuale të bashkëshortit të saj Ben Affleck.

Rikujtojmë, se Guadalupe Rodríguez, nëna e Jennifer, ka qenë arsyeja e ribashkimit të vajzës së saj me ish të fejuarin Ben Affleck, gati 20 vjet pasi u ndanë. Të paktën sipas saj. Rodríguez, e cila shoqëroi vajzën e saj për promovimin e filmit të ri të Lopez në Netflix, “The Mother”, zbuloi:

E dija që do të ktheheshit gjithmonë bashkë, sepse jam lutur për 20 vjet.

Lopez dhe Affleck filluan të takoheshin për herë të parë në vitin 2002 dhe u fejuan në vitin 2003. Ata njoftuan ndarjen e tyre në fillim të vitit 2004. Në pranverën e vitit 2021, çifti rindezin romancën e tyre dhe u martuan në vitin 2022.