Showbiz

Jennifer Lopez pritet të organizojë dasmën më luksoze të vitit

Pas performancës së saj fantastike në “Super Bowl Half Time Show” Jennifer Lopez ka vendosur që 2020-ta është viti i saj.

Burime pranë saj dhe Alex Rodriguez kanë konfirmuar për “Life & Style” se çifti planifikojnë të martohen verën e këtij viti dhe pritet që kjo e tyre të jetë dasma e vitit.

Mësohet se ata nuk kanë ndërmend të kursejnë asnjë qindarkë për ceremoninë e martesës dhe ajo që dihet deri tani është se ata do të marrin me qira një jaht super luksoz.

Dasma e yjeve do të zhvillohet në brigjet e Miami dhe pritet të jetë dasma më e përfolur e vitit.