Tech

Jo më numri një i telefonave inteligjentë në Evropë, kush i ka “rrëmbyer fronin” Samsung-ut?!

Xiaomi ka kaluar Samsung duke marrë pozicionin e parë si lider në tregun e smartphone-ve në Evropë, sipas “Strategy Analytics”. Rritja e shitjeve në 12 muajt e fundit i ka lejuar Xiaomi të dërgojë 12,7 milionë smartphone në të gjithë Evropën në tremujorin e dytë të vitit 2021, një shifër prej +67,1% në bazë vjetore.

Si rezultat, gjiganti kinez tani mban 25,3% të celularëve në rajon. Rritja e Xiaomi ka qenë më e madhe në Itali, Rusi, Ukrainë dhe Spanjë. Në veçanti, ”Mi” dhe ”Redmi” e shtynë shpejt kompaninë në epërsi. Së fundmi, Samsung ka dhënë detaje të tjera mbi evenimentin Galaxy Unpacked që do të mbahet më 11 Gusht. Pritet të ketë shumë risi ndërsa gjiganti korean i teknologjisë do të zbulojë ndër të tjera linjën e smartfonëve me ekrane që palosen.

Zakonisht Samsung prezanton një smartfon Galaxy Note çdo vit, por kësaj here do të jetë ndryshe. Kompania ka konfirmuar se nuk do të ketë një Galaxy Note të ri në 2021. Tema kryesore e eventit të datës 11 Gusht d do të jenë Z Fold 3 dhe Z Flip 2. Sipas raportimeve Z Fold 3 do të jetë një përmirësim i ndjeshëm krahasuar me Z Fold 2, me Samsung që synon ti shesë edhe më lirë këtë vit për të nxitur adoptimin e tyre në masë.

Ndërkaq, Presidenti i gjigantit ”Samsung” Lee Kun Hee u nda nga jeta në tetor por trashëgimtarët e Lee Kun Hee, do të paguajnë më shumë se 10,8 miliardë dollarë taksa prej trashëgimisë. Në një deklaratë të lëshuar përmes ”Samsung Electronics” familja Lee tha se taksat e trashëgimisë do të arrijnë në më shumë se gjysmën e vlerës së pasurisë totale të presidentit të ndjerë, duke theksuar se totali është një nga më të mëdhenjtë ndonjëherë në Korenë e Jugut dhe botë.