Celebrities Gossip Showbiz

Jo pak por 1/8 e popullsisë së të gjithë botës ndjekin familjen Kardashian-Jenner!

Familja Kardashian-Jenner kanë arritur një moment të jashtëzakonshëm në rrjetin social Instagram, pasi numërojnë më shumë se një miliard ndjekës. E thënë ndryshe, kjo është pothuajse një e teta e popullsisë së të gjithë botës, e cila vlerësohet të jetë 7.9 miliardë.

Miliarderja e re në moshë Kylie Jenner numëron plot 306 milionë ndjekës në Instagram. Kjo arritje e bën Kylie-n personin e dytë, pas futbollistit Cristiano Ronaldo që arrin një numër kaq të lartë ndjekësish. Më herët, ishte Ariana Grande, që mbante vendin e parë si femra më e ndjekur në Instagram.

Në shkurt të vitit 2019, këngëtarja mblodhi 146.5 milionë ndjekës, duke ia kaluar Selena Gomez, e cila kishte pozicionin e më të ndjekurës para këngëtares. Vijojmë pas Kylie-t me Kim Kardashian e cila nuk ka aq shumë fansa sa motra e saj më e vogël, pasi ajo mbetet pas me 282 milionë ndjekës. Nga ana tjetër Khloe Kardashian ka 217 milionë ndjekës dhe supermodelja Kendall Jenner numëron 216 milionë ndjekës.

Kourtney Kardashian ka vetëm 161 milionë ndjekës dhe Kris Jenner, e cila është menaxhere e familjes, është afër shifrës së 50 milionëve. Ndërkaq, Rob Kardashian numëron gjithsej 2.7 milionë ndjekës, e thënë ndryshe së bashku, familja ka më shumë se 1.2 miliardë ndjekës në total, numër ku që rritet çdo ditë e më shumë.

Rikujtojmë se si çdo javë në emsionin “Live From Tirana” ditën e premte kemi edhe rubrikën shumë të dashur për ju e cila quhet “Social Top 5”. Normalisht që gjatë gjithë ditës ne jemi shumë aktivë në rrjetet sociale, sidomos kur bëhet fjalë për Instagram-in. Lidhur edhe me zhvillimet më të fundit jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë, së bashku edhe me të gjitha ngjarjet që kanë të bëjnë me një nga fenomenet siç është “Big Brother VIP”, në këtë rubrikë monitorohen personazhet të cilët kanë arritur që të shtojnë më shumë ndjekës gjatë javës. Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.