Celebrities Gossip Showbiz

Jo vetëm “DWTS Fan Club”, por tashmë Kiara Tito moderon edhe koncertet e Luiz Ejllit!

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy ish banorë të Big Brother Vip 2, ku Luizi u shpall dhe fituesi i edicionit të dytë. Ata gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nisën një romancë e cila vazhdon dhe jashtë. Çifti duket mjaft i lumtur krah njëri-tjetrit, duke ndarë për ndjekësit e tyre momente shumë të lumtura nga jeta e tyre.

Mbrëmjen e djeshme Luizi ka zhvilluar një koncert në Itali, ku edhe pse nuk e shoqëronte, Kiara nuk mund të mos ishte pjesë e saj. Me anë të një ‘video call’, Luizi i ka kërkuar Kiarës të ftojë në skenë Elvis Pupën, i cili ishte i ftuar gjithashtu në koncert.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Së fundmi fansat e Kiarës e kanë surprizuar atë në një mënyrë shumë të bukur dhe të veçantë. Me anë të një video Kiara ka treguar se është shfaqur në Times Square në New York, një video nga moderimi i saj në “DWTS Fan Club”. Këtë Kiara e ka postuar në Instagram, ku dhe ka falenderuar fansat e saj për këtë surprizë.