Celebrities Gossip Music Showbiz

Jo vetëm një por Kanye West i dedikon dy këngë familjes së tij!

Kanye West po mundohet edhe njëherë që me muzikën e tij të bëjë një lidhje me situatat e familjes së tij. Në albumin e ri të Pusha T, “It’s Almost Dry” i cili u publikua të premten, reperi, 44 vjeç, duket se i referohet divorcit të tij me ish-gruan e tij Kim Kardashian në dy këngët ku ai shfaqet, konkretisht në “Dreamin of the Past” dhe “Rock N Roll”.

Në “Dreamin of the Past” duke qenë se West dhe Kim janë prindër të vajzave North, Chicago dhe djemve Saint dhe Psalm ai përmend në një varg të këngës:

Kur babi nuk është në shtëpi, familja është në rrezik.

Më pas, në “Rock N Roll”, një bashkëpunim me Kid Cudi, West thotë:

Unë nuk kam ardhur të marr fëmijët për të bërë një grindje.

E me sa duket me këtë pjesë do t’i jetë referuar marrëveshjes së kujdestarisë së tij me Kardashian. Në mars, West ishte shprehur i zhgënjyer me situatën e tij familjare kur ai ndau një foto në Instagram të çantës së shpinës së North.

Kjo është arsyeja pse unë përpiqem kaq shumë për familjen time, saqë jam i detyruar të mbroj familjen time me çdo kusht.

Në atë kohë Kanye pretendonte se Kim nuk e lejonte që t’i takonte fëmijët. Normalisht që një akuzë e tillë e bërë edhe në rrjete sociale bëri që Kim të reagonte dhe t’i jepte atij një përgjigje.

Ti ishe këtu këtë mëngjes duke marrë fëmijët për në shkollë. 

Kardashian paraqiti kërkesën për divorc nga West në shkurt 2021 pas shtatë vitesh martesë. Që atëherë ajo ka vazhduar me komedianin e Saturday Night Live, Pete Davidson, me të cilin zyrtarizoi lidhjen në Instagram më 11 mars, më shumë se një javë pasi u deklarua ligjërisht beqare.

Edhe pse rrugët e tyre janë ndarë në një farë mënyre sepse edhe Kanye ka gjetur një tjetër partnere, ata përsëri së bashku e kanë gjetur rrugën e komunikimit.