Celebrities Showbiz

John Travolta emocionon me dedikimin për mikun e tij, Bruce Willis!

Bruce Willis po merr pak pushim nga aktrimi si pasojë e diagnostifikimit të tij me afazi, një sëmundje e shkaktuar nga dëmtimi në tru, që ndikon në aftësinë për të komunikuar. Familja e tij ka njoftuar lajmin përmes rrjeteve sociale. Vetë ish-gruaja e Bruce, Demi Moore e dha lajmin përmes një postimi në Instagram.

Së fundmi edhe aktori i njohur John Travolta ka bërë një dedikim prekës Bruce Willis. Dyshja, të cilët luajtën së bashku në “Pulp Fiction” dhe “Look Who’s Talking”, kanë një miqësi prej dekadash tashmë. Travolta i bëri një dedikim Willis në Instagram, duke lavdëruar punën e tij të mahnitshme. Ai shkroi:

Bruce dhe unë u bëmë miq të mirë kur ndamë dy filmat tanë që u bënë hitet më të mëdha, “Pulp Fiction” dhe “Look who’s Talking”. Disa vite më vonë ai më tha: “John, dua që të dish se nëse diçka e mirë të ndodh ty, ndihem sikur më ka ndodhur mua”. Ky është shpirti bujar i tij. Të dua Bruce!

Bruce u bë i suksesshëm për rolin e tij si John McClane në “Die Hard”, por gjithashtu vazhdoi të luajë në filma të mëdhenj si “The Fifth Element”, “The Sixth Sense” dhe “Sin City”. Ai është i njohur për personalitetin e tij të fortë, por gjithashtu fitoi një “Golden Blobe’ për rolin e tij si detektiv privat në “Moonlighting”.

Rikujtojmë se, aktori i njohur John Travolta është duke festuar së fundmi një moment historik në jetën e tij. Me anë të një postimi të publikuar në rrjetin e tij social Instagram artisti shihet teksa është duke qëndruar përpara një aeroplani dhe u tha ndjekësve të tij se ka arritur një moment krenues në historinë e tij të aviacionit. Ylli i filmit në videon e postuar tha se:

Një moment krenues për mua, sapo mora licencën time 737.