Celebrities Showbiz

John Travolta flet rreth bisedës së vështirë që duhej të bënte me të birin pas vdekjes së bashkëshortes!

John Travolta, së fundmi ka folur për një bisedë private që bëri me djalin e tij, Ben, 10 vjeç, pas vdekjes së bashkëshortes, Kelly Preston në korrik të vitit 2020. Aktori 67-vjeçar, i ftuar në emisionin e Kevin Hart, “Hart to Heart”, këtë javë zbuloi se pas vdekjes tragjike të Kelly-t, ai u detyrua të bëjë një bisedë emocionale rreth vdekjes me djalin e tij.

Ai më tha një herë: “Pasi nëna ndërroi jetë, kam frikë se ti do të shkosh”. Unë i thashë: “Epo, është një gjë shumë e ndryshme”. Dhe pastaj i bëra dallimin në lidhje me jetëgjatësinë time dhe jetën e saj të kufizuar. Unë i thashë: “Por ti e di, Ben…ti gjithmonë do të vërtetën dhe unë do të të them të vërtetën për jetën. Askush nuk e di se kur do të shkojnë apo kur do të qëndrojnë. Vëllai yt Jett u largua në moshën 16-vjeçare. Shumë i ri. Nëna jote u largua në moshën 57-vjeçare”. Ishte shumë e re. Por kush do të thotë se mund të vdesë nesër? Çdokush mundet. Pra, le ta shikojmë atë si pjesë të jetës. Ju nuk e dini saktësisht se kur do të largoheni. Thjesht bëni më të mirën tuaj në përpjekjen për të jetuar sa më gjatë që mundeni.

Kelly, me të cilën John ishte martuar që nga viti 1991, humbi betejën e saj me kancerin e gjirit në moshën 57-vjeçare në korrik të vitit të kaluar. Së bashku me Ben, John dhe Kelly kishin tre fëmijë së bashku. Para se Ben të lindte, Kelly dhe John mirëpritën vajzën Ella Bleu, 21 vjeçe, dhe djalin Jett, i cili fatkeqësisht, vdiq në moshën 16 vjeçare në vitin 2009.

Rikujtojmë se, aktori i njohur John Travolta, së fundmi ka kujtuar momentin kur ai vallëzoi me Princeshën Diana, në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1985. Në një intervistë për një dokumentar të ri, “In Their Own Words”, aktori 67-vjeçar përshkroi momentin kur kërceu me Princeshën teksa solli në kujtesë fotografitë që u shpërndanë në të gjithë botën.