Lifestyle Love & Sex

Ju ka ndodhur të eksitoheni nga vetja?! Mësoni më shumë rreth autoseksualitetit…

Për dekada, seksualiteti ka qenë diçka që nuk i ka pasur gjithnjë termat e duhur për të përshkruar me saktësi atë që po ndodh me dëshirat e dikujt. Por, me kalimin e kohës, kultura ka krijuar hapësirë për njohjen e identiteteve të ndryshme. Rasti në fjalë: autoseksualiteti. Nëse ndiheni mirë kur e shihni veten në pasqyrë duke dalë nga dushi ose ju pëlqen një seancë seksi solo, ka një shans që mund të jeni autoseksual. Autoseksualiteti nuk është term i ri, në vetvete, por fakti që është identitet seksual është diçka e re.

Fatkeqësisht, edhe ky identitet seksual është pak i keqkuptuar. Dhe si rezultat, edhe nëse ndiheni sikur jeni autoseksual, mund të mos ndiheni rehat ta deklaroni hapur atë. Por të jesh autoseksual nuk është më shumë sesa thjesht të duash veten. Do të thotë të duash lëkurën në të cilën je dhe të ndihesh i sigurt për atë që po ndodh. Nuk do të thotë se nuk jeni i mirë në shtrat apo s’mund të jeni i/e dashura ideal/e.

Të qenit autoseksual do të thotë që të tërhiqeni ose të eksitoheni nga vetja. Mund të keni pasur një fantazi për të bërë seks me veten tuaj, ose mund të zbuloni se më së shumti mendoni për veten gjatë seksit. Për disa, autoseksualiteti tingëllon narcisist, por nuk është ashtu. Narcisizmi dhe të kesh prirje narcisiste do të thotë të mendosh se je i veçantë dhe ta vësh veten në konsideratë më të lartë se njerëzit e tjerë.

Kur bëhet fjalë për seksin, njerëzit narcistë priren të përqendrohen më shumë në kënaqësinë që po marrin dhe mund të mos mendojnë as për personin tjetër në shtrat me ta. Por njerëzit që janë autoseksualë mund të jenë dashnorë bujarë. Ndërkaq, identiteti gjinor jo-binar është një term që përdoret kur një person nuk mendon se ai ose ajo është ekskluzivisht një grua ose burrë.

Këta njerëz mund të mendojnë se janë diku përtej gjinive ose mes tyre. Zbuloni në këtë artikull disa detaje më shumë rreth këtyre njerëzve me identitet gjinor jo-binar duke nisur që nga mendimet, ndjenjat dhe këndvështrimin e tyre për jetën. Çfarë është identiteti gjinor jo-binar? Zbulojeni në këtë link.

Është e rëndësishme të jeni në gjendje të imagjinoni veten në këpucët e një personi tjetër, por fotografja Hana Pesut kishte shkëndijën krijuese për këtë fotosesion gjatë një udhëtimi në kampe kur pa 2 nga shoqet e saj me veshje shumë të dallueshme.

Njëra kishte veshur një kombinim të ndritshëm të printit leopard dhe shall mëndafshi dhe tjetra me një T-shirt të zezë me një palë xhinse. Ajo mendoi: “Po sikur rrobat të ndryshonin pronarët?” Kjo seri fotografish na bën të mendojmë për normat gjinore dhe ndez diskutime rreth paraqitjes së roleve gjinore në shoqërinë e sotme. Zbulojini fotot në këtë link.