Travel

Ju njohim me aeroportet më të mira në botë për 2024!

Skytrax publikoi një listë të aeroporteve më të mira në botë, pasi kreu rishikime dhe analizoi reagimet e klientëve në lidhje me fushat e ndryshme ajrore në të gjithë globin. Kurora për aeroportin më të mirë shkon për Aeroportin Ndërkombëtar Hamad të Katarit, edhe një herë pas vitit 2022. Sipas CNN, aeroporti është në krye të listës për dizajnin e tij ultra-modern, terminalet e lehtë për t’u kaluar dhe blerjet e nivelit të lartë.

Në 2023 dhe 2020, Aeroporti Changi i Singaporit ishte në krye, ndërsa Hamad qëndroi i pari në vitet 2022 dhe 2021. Aeroporti ofron turne falas në qytet për pasagjerët që kanë qëndrime të gjata. Është gjithashtu një vend që ofron shërbime Spa dhe një pishinë në hotelin e tij Oryx Airport.

Skytrax vlerësoi gjithsej 570 aeroporte në mbarë botën dhe në Amerikën e Veriut, Aeroporti Ndërkombëtar i Vankuverit ishte më i miri. Aeroporti i Melburnit qëndronte i pari në rajonin Australi-Paqësor, ndërsa Aeroporti Ndërkombëtar Indira Gandhi i Delhit u emërua në Indi.

Lista me aeroportet më të mira në botë për vitin 2024:

1.Aeroporti Doha Hamad

2.Aeroporti Changi i Singaporit

3.Aeroporti Incheon i Seulit

4.Aeroporti Haneda i Tokios

5.Aeroporti Narita i Tokios

6.Aeroporti i Parisit Charles de Gaulle

7.Aeroporti i Dubait

8.Aeroporti i Mynihut

9.Aeroporti i Cyrihut

10.Aeroporti i Stambollit

11.Aeroporti i Hong Kongut

12.Aeroporti Fiumicino i Romës

13.Aeroporti i Vjenës

14.Helsinki-Vantaa

15.Madrid-Barajas

16.Aeroporti Centrair Nagoya

17.Aeroporti i Vankuverit

18.Aeroporti Kansai

19.Aeroporti i Melburnit

20.Aeroporti i Kopenhagen

Rikujtojmë, se aeroporti Changi në Singapor ka rihapur plotësisht terminalin 2, ndërsa punimet për zgjerimin zgjatën për rreth tri vite e gjysmë. Ndërtesës së veçantë i shtohen 226 mijë metra katrorë. Natyra është kryefjala e dizajnit, ku një ekran digjital shfaq një ujëvarë 14 metra të lartë, ndërsa koncepti plotësohet me një kopsht vertikal.

Ndërkaq, në aeroportin “Changi”të Singaportit, pasagjerët mund të largohen nga qyteti-shteti pa pasaporta, duke përdorur vetëm të dhëna biometrike të tyre. “Zhdoganimi i imigracionit pa pasaportë”,e ka quajtur Ministrja e Komunikimeve Josephine Teo miratimin e disa ndryshimeve në Aktin e Emigracionit të vendit.