Lifestyle

Ju njohim me bimën më të ‘guximshme’ që ekziston!

Kjo bime është ideale për zbukurim, kompozim apo për mbajtjen në kopsht, ballkon apo ambient të mbyllur. Echeveria njihet ndryshe si trëndafili i gurtë sepse i ngjan një bime të gdhendur nga guri. Lulëzon në vendet ku të gjitha bimët e tjera luftojnë për jetën dhe shumë e mbajnë atë në çati për t’i mbrojtur ato. Nuk i pengojnë as shiu dhe as bora, nuk i pengojnë ngricat, madje as dielli i fortë nuk mund t’i bëjë asgjë.

Është një nga bimët më të guximshme që natyra ka dhënë dhe kjo është arsye e mjaftueshme për ta pasur në ballkon apo në kopsht. Gjithçka që duhet për të kultivuar këtë bimë të gurtë është dëshira. Nuk merr shumë hapësirë, nuk kërkon tokë të pasur, nuk kërkon ujitje dhe plehërim të rregullt. Rritet në një bazë modeste, madje edhe në tokë shkëmbore. E do diellin, por nuk e ka të domosdoshëm.

Nëse ndodhet në ambient të jashtëm, nuk kërkon ujitje të rregullt. Nuk futet në shtëpi gjatë dimrit, sepse mund t’u mbijetojë kushteve më ekstreme. Vetëm një gjë mund të “vrasë”, lagështia e tepërt. Rekomandohet përzierja e tokës me zhavorr në mënyrë që rrënja të mos i kalbet, ose shtresa e mbuluar me rërë.

Rikujtojmë, se “Kopshti helmues” në Northumberland, Angli, është shtëpia e më shumë se 100 bimëve toksike e narkotike dhe është i hapur për publikun. Tabela në portën e zezë hyrëse të kopshtit lexon: “Këto bimë mund të vrasin!”. Paralajmërimi nuk është një shaka, pasi bimët që rriten në këtë kopsht janë disa nga llojet më vdekjeprurëse në botë.