Auto & Moto

Ju prezantojmë me Xiaomi MS11, makina që do të dalë në treg vitin tjetër!

Marka Xiaomi do të nxjerrë në treg makinën e saj të parë në vitin 2024 dhe një vit më herët, janë publikuar fotot e para nga ky mjet që do të quhet Xiaomi MS11. Makina e kompanisë kineze, që është shumë e njohur për prodhim celularësh, ka fenerë të ngjashme me ato të modeleve të fundit McLaren, por pika e fortë e makinës elektrike Xiaomi nuk do të jetë në dizajn, por në teknologji. Gjithashtu, çmimi i kësaj makine do të jetë i përballueshëm. Edhe pse jo zyrtarisht, zërat janë se do të kushtojë rreth 40 000 euro.

Marka kineze Xiaomi ka hyrë zyrtarisht edhe në tregun e automobilëve. Lei Jun, drejtori ekzekutiv i Xiaomi, do të jetë edhe përgjegjësi i degës së prodhimit të makinave, ku do të punojnë rreth 300 persona dhe do të ketë një kapital prej 1,3 miliardë eurosh. Qëllimi i Xiaomi është i qartë, prodhimi i një makine elektrike inteligjente, që do të jetë e përballueshme për publikun e gjerë.

Rikujtojmë se rreth një vit më parë kompania kineze, Xiaomi testoi sistemin e saj të ri të karikimit të shpejtë dhe theu të gjitha rekordet e mëparshme, Xiaomi përdori teknologjinë e re Hyper Charge për smartphone-in e modifikuar M11 Pro me një bateri 4,000 mAh. Kompania ishte në gjendje të karikonte baterinë nga 0 në 50% të kapacitetit në tre minuta dhe 23 sekonda dhe deri në 100% në vetëm tetë minuta përmes një lidhjeje me tela 200W. Në demonstrimin e karikimit me wireless 120W, procesi i plotë i karikimit përfundoi për 15 minuta.