Food & Drink Lifestyle

Si të kujdeseni për djathin për ta ruajtur më gjatë!

Rreth një muaj më parë djathi gruyère nga Zvicra, mori çmimin kryesor në konkursin “World Cheese Awards 2022”, duke u përzgjedhur si më i miri nga 4434 djathëra të prodhuara në 42 vende të botës. Djathi ka tepër rëndësi për trupin tuaj dhe nevojat ushqyese, megjithatë ekspertët kanë disa këshilla kryesore se cili lloj ju sjell më tepër përfitime.

Ndërkaq, një nga gjërat që shpesh duam ta mbajmë më gjatë është djathi. Ka një mënyrë për ta arritur këtë, duke përdorur një material të thjeshtë. Provoni të mbështillni djathin tuaj me letër pergamene ose letër pjekjeje që nuk ngjit. Do të shihni që në këtë mënyrë djathi juaj do të qëndrojë më gjatë. Më mirë të shmangni letrën e aluminit dhe mbështjellësin dhe të mos e ekspozoni djathin në oksigjen pasi do ta thajë atë.

Thuhet se nëse konsumoni djathë para se të flini, do të kaloni një natë të gjatë me ëndrra të frikshme. Madje do të keni edhe makthe gjatë natës. Por sipas shkencës, ky mit nuk është plotësisht i vërtetë, pasi është realizuar një studim me 200 njerëz të cilët kanë ngrënë djathë para se të shkonin në shtrat. 75% e pjesëmarrësve janë shrehur se kanë kaluar një natë të qetë, edhe pse kanë parë ëndrra më të çuditshme se zakonisht.