Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Justin Timberlake dhe Jessica Biel drejt divorcit, shkak rrëfimi tronditës i Britney Spears!

Lidhja 12-vjeçare e artistit të njohur, Justin Timberlake dhe Jessica Biel mund të jetë drejt përfundimit. Nuk është hera e parë që përflitet për probleme në çift, kryesisht për shkak të akuzave për tradhti të këngëtarit. Ata ishin një nga çiftet më të pëlqyera dhe më të komentuara në Hollywood që prej dhjetorit të 2011-ës, u fejuan dhe një vit më vonë u martuan duke organizuar një ceremoni të bukur në Fasano të Italisë.

Megjithatë, prej vitesh ka pasur akuza për tradhti. Në vitin 2019, u shfaqën fotografi ku Justin shihej duke u kapur për dore me Alisha Wainwright, shoqëruar me një sërë spekulimesh se gjithçka kishte shkuar më tej. Megjithatë, Justin i kërkoi menjëherë falje publike gruas dhe djemve të tij, Silas, 8 vjeç dhe Phinneas, 3, për shkak të vështirësisë së tyre.

Së fundmi Life & Style raportoi, duke cituar një burim të afërt me çiftin, se martesa e tyre po kalon një moment të vështirë pra është në një krizë. Burimi ka shtuar se:

Edhe pse ata e duan njëri-tjetrin, të gjitha terapitë në çift që i janë nënshtruar thjesht nuk zgjidhin disa nga problemet e tyre.

Mesa duket, problemi mes Jessica-s dhe Justin-it e ka origjinën që nga publikimi i biografisë së Britney Spears, “The Woman in Me”, ku ajo zbuloi detaje tronditëse të marrëdhënies së saj me Justinin, si dhe sfidat që duhej të kalonte për ta kapërcyer atë. Britney zbuloi se gjatë kohës që ishin bashkë, ajo mbeti shtatzënë, por Timberlake e detyroi të abortonte. Ndoshta ky informacion hapi një plagë të re në marrëdhënien mes Justin dhe partneres së tij, aktores Jessica Biel.

Për momentin bëhet e ditur se çifti tashmë ka nxjerrë në shitje tre pronat e tyre që kanë blerë së bashku në Tenesi, Kaliforni dhe Nju Jork.