Supermodelja e njohur Gigi Hadid së fundmi u shfaq në kopertinën e numrit të marsit të ‘InStyle’ dhe u shpreh për fëmijën e saj të parë, vajzën Khai, të cilën e solli në jetë në shtator 2020 me ish-partnerin Zayn Malik.
Ajo është kaq e zgjuar dhe shumë e vetëdijshme. Shikon gjithçka, gjithmonë mëson, gjithmonë shikon. Ajo është thjesht e mrekullueshme. Ende nuk mund ta besoj. Shumë nga shoqet e mia që janë bërë nëna ndihen kështu dhe ne po i afrohemi dy viteve të para me fëmijët tanë. Ti je i fiksuar pas tyre, por ndonjëherë kthehesh dhe thua: “O Zot, po ti nga erdhe?”

Modelja pranon se ende po përpiqet të mësojë për mëmësinë, duke bërë shaka se ajo dhe shoqet e saj nëna flasin vetëm për foshnjat, gjumin e tyre si dhe për shishet e qumështit.
Unë kam një TikTok sekret, të cilin nuk postoj dhe nuk ndjek askënd që njoh në të. Aty shoh video të nënave dhe recetave për ushqime bebesh.
https://www.instagram.com/p/COp5Gywn-Tb/
Ajo shtoi se është gjithashtu një adhuruese e videove të pastrimit, organizimit dhe rinovimit të shtëpisë.
Është edhe një djalë ku puna e tij është të hyjë në shtëpitë e njerëzve dhe iu pastron të gjithë shtëpinë.
Rikujtojmë, se ndarja e Zayn dhe Gigi erdhi vetëm pak kohë më parë, duke shkaktuar trishtim në fansat e çiftit. Për shumë gjatë, ata ishin një nga çiftet më të dashura dhe fansat ishin të panumërt për familjen e përbërë nga Zayn, Gigi dhe vogëlushja e tyre.
Thuhet se pas ndarjes me modelen Zayn është regjistruar në aplikacionin e njohjeve ‘WooPlus’, një aplikacion i cili mundëson njohjen me gra më të kolme. Ish-ylli i “One Direction”, iu bashkua faqes, e cila e përshkruan veten si një platformë përfshirëse për njerëzit e lakuar për të gjetur dhe shijuar dashurinë.