Sport

Kampionati Europian i Mundjes/ Zelimkhan Abakarov i jep medalje argjendi Shqipërisë!

Zelimkhan Abakarov, përfaqësues i Shqipërisë, fitoi medalje argjendi në finalen e madhe të Kampionatin Europian që po zhvillohet në Kroaci.

Abakarov u mund në finale 5-2 në  kategorinë së peshës 61 kg nga armeni Arsen Harutyunyan.

Ai triumfoi ndaj gjermanit Stechele me rezultatin e thellë 11-0, ukrainasit Markovych 6-2 dhe gjeorgjianit Phartenadze (4-4), por Abakarov kaloi tutje për shkak të aksioneve.

Kujtojmë se Zelimkhan Abakarov në shtator u shpall kampion bote në peshën e tij.

Çeçeni i natyralizuar si shqiptar triumfoi në finalen deri në 57 kg ndaj rivalit amerikan, Thomas Gilman, me rezultatin 7-2.