Celebrities Gossip Showbiz

Katy Perry, një nënë e mirë edhe për djalin e të fejuarit të saj…

Katy Perry është një nga këngëtaret më të dashura dhe të talentuara. Ajo ka miqësi me shumë nga vajzat e famshme të botës së muzikës dhe është përfolur disa herë se do të bëjë projekte muzikore me to. Megjithatë, veç profesionit të saj, Katy jo pak herë e ka tërhequr vëmendjen dhe me lidhjen e saj me aktorin anglez, Orlando Bloom.

Ajo është në një marrëdhëne me Orlando Bloom, dhe daljen e tyre të parë publike dyshja e bëri në vitin 2018. Ata kanë patur një marrëdhënie të shkëlqyer, siç kemi kuptuar nga postimet e tyre në rrjete sociale, të cilat nuk kanë qenë tepër të shpeshta. Këtë herë, Orlando, një javë pas “Ditës së Baballarëve”, duket se vazhdon të postojë foto familjare.

Ai ka postuar një foto për fansat në Instagram, ku duket Orlando, Katy Perry dhe djali i tij Flynn. Fotoja është vërtet e ëmbël, teksa të tre ata mbanin duart e shtrënguara me njëri-tjetrin e ishin në një shëtitje në natyrë mes gjelbërimit. Ndërkohë, aktori kishte vendosur dhe një shkrim vërtet emocionues.

Dashuri familjare

Kujtojmë, se Flynn është djali 10-vjeçar që Orlando ka me ish-gruan Miranda Kerr. Duket se Katy ka arritur të krijojë një marrëdhënie vërtet të mirë, me Flynn, për aq kohë sa ata dalin shëtitje së bashku. Një person që nuk shfaqej në foto, ishte Daisy Dove, vogëlushja që bëri Katy dhe Orlando prindër të një fëmije, në vitin 2020.

Fansat kanë reaguar shumë pozitivisht në këtë postim publik, teksa të shumtë prej tyre kanë dërguar zemra të kuqe. Njëra prej tyre ka shkruar një koment tepër të ëmbël.

Familja më e mirë.

Një tjetër duket se e ka pëlqyer aq shumë foton, saqë ka ndjerë dhe pak xhelozi.

Unë dua çfarë ata kanë.

Megjithatë, komenti më  gazmor ishte i dikujt që e kishte vënë re mungesën e vogëlushes në foto, duke i drejtuar kështu një pyetje familjes.

A po e shkrep bebi fotografinë?

Duket se Katy është në një periudhë vërtet të mirë nga ana personale, teksa po kalon momente të veçanta me familjen e saj. Ndërkohë, këngëtarja është duke shijuar suksesin e projekteve të saj muzikore, dhe me siguri fansat janë në pritje të publikimeve të tjera.