Showbiz

Këngëtari i famshëm i kushton një këngë mamasë së tij të ndjerë

Ish-pjesëtari i “One Direction” Louis Tomlinson së fundmi ka publikuar një projekt muzikor të cilin e ka shoqëruar edhe me 3 klipe.

Kënga me e re e artistit quhet “Two of us” dhe i kushtohet nënës së tij të ndjerë e cila ndërroi jetë rreth 6 muaj më parë.

Periudha e humbjes së mamasë ishte më e vështira e jetës së këngëtarit i cili siç mund ta shihni i ka kushtuar asaj këtë prurje muzikore.

Klipi i parë i “Two of us” zbulon vetëm tekstin e këngës sakaq, i dyti shkon si tribut për Richard Bucket ndërsa i treti në të cilin ai shfaqet bardhë e zi në një piano është për nënën e tij.

Kujtojmë se pak javë më parë, Louis Tomlinson humbi edhe motrën e tij 18-vjeçare pas një ataku në zemër. Modelja u gjet e pajetë në shtëpinë e saj në Londër.