Celebrities Music Showbiz

Këngëtarja me famë ndërkombëtare mbështet projektin e ri të Elvana Gjatës!

Një javë më parë, këngëtarja Elvana Gjata na surprizoi të gjithë teksa publikoi projektin e saj më të ri, “Loti”. Kënga erdhi pas albumit “Çelu” dhe u pëlqye shumë nga fansat, por jo vetëm.

Për më pak se një ditë nga postimi, video ka patur me mijëra klikime në “Youtube” dhe reagimet kanë qenë të shumta. Kënga është pëlqyer nga fansat, të cilët nuk kanë nguruar t’i thonë se është e denjë për kompeticionin “Eurovision”.

Ndërkohë, dhe deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, në llogarinë e tij në “Instagram” shprehu hapur mendimin e tij ndaj këngës së re të Elvanës.

Megjithatë, duket se kënga u prit mirë jo vetëm nga publiku shqiptar por edhe ai i huaj, përfshirë këtu edhe artisten me famë ndërkombëtare, Inna. Rumunia bukuroshe ka mbështetur Elvana Gjatën në këtë projekt të ri dhe kjo e fundit nuk mund të ishte më e lumtur!

Inna ka publikuar një pjesë të klipit në “InstaStory” dhe këngëtarja shqiptare, tepër e entuziazmuar, e ka ripostuar duke shkruar:

Kjo më zbukuroi ditën! Faleminderit mbretëreshë! Të dua!

Nëse edhe juve ju pëlqen kënga e fundit e Elvana Gjatës, mund ta votoni atë në listën e 100 këngëve më të mira shqiptare në “Top Awards” dhe në “The Top List“.