Health & Beauty

Këshillat që duhet të dini para se të “sfidoni” diellin!

Sezoni veror ka ardhur me gjithë të mirat që sjell, pushimet, deti dhe një lëkurë ngjyrë çokollatë. Me këtë të fundit duhet të jemi pak të kujdesshëm, pasi rrezet e diellit mund të tregohen të pamëshirshme. Megjithatë, ka disa mënyra me anë të të cilave mund të ruajmë veten dhe sërish të kemi ngjyrën e dëshiruar.

Mos shkoni në plazh pa kremin mbrojtës ndaj diellit

Numri një ndaj rrezeve të dëmshme është kremi mbrojtës. Sa më i lartë të jetë faktori mbrojtës aq më të sigurt jemi ndaj dëmeve që mund të na shkaktohen në lëkurë. Në fakt kremi mbrojtës SPF sugjerohet edhe për në përditshmëri, pasi jemi të ekspozuar në çdo moment.

Mos u ekspozoni në plazh në kohën e drekës

Dihet që rrezet e diellit pas orës 12 deri në orën 4 pasdite janë tepër të dëmshme. Kësisoj, përpiquni të mos ekspozoheni ndaj diellit gjatë kësaj ore.

Mbajtja e një kapele do t’ju ndihmojë

Përveç faktit se një kapele do t’ju bëjë të dukeni shumë stil dhe do të mbrojë sytë tuaj, do t’ju ndihmojë të shpëtoni nga të skuqurat e bezdisshme në fytyrë. Nëse zgjidhni një kapele me bazë rrethore do të jetë akoma më mirë, pasi do të mbrojë dhe pjesën e pasme të qafës tuaj.

Syzet e diellit janë të domosdoshme

Sezoni veror pa syzet e diellit është një tmerr i vërtetë. Ato mbrojnë sytë tuaj nga rrezet e dëmshme dhe zonën rreth tyre.