Celebrities Gossip Live From Tirana Showbiz

“Këta nuk kanë flutura në stomak por grerëza…”/Genta Gjalpi komenton çiftet e krijuara brenda shtëpisë së “BBV”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio ish-konkurrentja e “BB”, Genta Gjalpi. Së fundmi ka ndodhur edhe ribashkimi mes Romeos dhe Heidit. Çifti, që i dha fund romancës të krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 3”, duket se ka sheshuar mosmarrëveshjet. Teksa ndodheshin te dhoma e gjumit, në krevate të ndryshme, në një moment Heidi shpreh dëshirën që Romeo ta puthë. E aktori nuk ngurroi dhe u afrua pranë saj.

Si e komenton Genta ribashkimin e tyre?

E dija që do të pajtoheshin, si çiftet jashtë që llastohen dhe presin që njëri ose tjetri të hedh hapin e parë. Në kohët e sotme meshkujt viktizimohen më shpejt se femrat. Nuk më duket sikur ndonjëri po përfiton nga tjetri, duken të vërtetë aty brenda pastaj për përjashta nuk shoh një të ardhme mes tyre.

Ilnisa-Meriton, si e komenton Genta romancën e dyshes?

Në fillim nuk i mendoja të ngjashëm por ata sikur janë motër e vëlla, të sinkronizuar në çdo veprim.(qesh) E mbështesin njëri tjetrin në çdo gjë. Për lojën është shumë mirë sepse ke dikë në krah, ke iniciativë për të bërë sherre.

A ndihmojnë romancat brenda shtëpisë së “BBV”?

Romancat të ndihmojnë, sepse gjatë një njohjeje njeriu nxjerr vetëm anën pozitive edhe pse këta nuk më duken sikur duhen, më duken sikur i kanë detyruar të lidhen me njëri tjetrin. Njohjet në fillim ke qejf t’i shikosh, kanë ato fluturat në stomak, këta nuk kanë flutura por grerëza(qesh) Aty secili do të fitojë për vete, nuk duan që vëmendjen ta marrë partneri ose partnerja. Përpara egos nuk vënë asgjë. Ata nuk njohin kufij, më duket sikur ashtu janë edhe jashtë. Është ngatërruar liria e fjalës me mënyrën se si e praktikon atë, jo të shkelësh në dinjitetin e tjetrit.