Celebrities Film & Tv Showbiz

Këtë film të karrierës së tij, Will Smith e konsideron si më të keqin që ka bërë ndonjëherë!

A mund të vlerësoni filmat më të mirë dhe më të këqij të Will Smith në karrierën e tij? Sepse mesa duket ai mundet. Aktori i “King Richard” ndau së fundmi filmat e tij kryesorë që i cilëson si më të mirët dhe filmat e tij që thjesht ‘duhen hedhur tutje’ sipas tij, në një intervistë me revistën GQ.

Për filmin më të mirë, unë mendoj se është një zgjedhje midis “Men in Black” dhe “The Pursuit of Happyness”. Për arsye të ndryshme, ato janë dy filmat pothuajse të përsosur.

Sidoqoftë, për filmin më të keq e tij, Smith tha:

Perëndimi i egër në “Wild Wild West” është si një gjemb në këpucë. Për ta parë veten me kapele… kjo nuk më pëlqen. 

Smith luajti së bashku me Salma Hayek dhe Kevin Kline në filmin e vitit 1999, i cili mori vlerësime negative nga kritikët. “TIME” e quajti atë një nga dështimet më të mëdha në histori dhe “Rotten Tomatoes” i dha një rezultat mesatar prej 2.6, që është goxha i keq.

Por pas “Wild Wild West”, Smith vazhdoi të bënte disa filma të mahnitshëm si “Hancock”, “I Am Legend” dhe “Suicide Squad”. Tani, ai po xhiron filmin e tij të ardhshëm “Emancipation”, i cili mund të dalë vitin e ardhshëm.

Rikujtojmë se, Will Smith e ka bërë karrierën e tij goxha të suksesshme si aktor duke luajtur në role mjaft të njohur dhe në shumë zhanre, përfshirë komedinë, dramën dhe aksionin. Sidoqoftë, ekziston një lloj filmi nga i cili ylli i “Suicide Squad” tha se ai u përpoq të qëndronte larg dhe se nuk do të donte asnjëherë që të ishte pjesë.

Gjithashtu, në intervistën e dhënë së fundmi  Will Smith është shprehur se dikur ëndërronte të kishte një “harem të dashurash” të mbushura me yje. Por ky mendim arriti që të ndryshonte me ndihmën e Michaela Boehm.