Celebrities Gossip Showbiz

Khloe Kardashian paska pasur plane të mëdha me Tristan para se të zbulohej tradhtia e tij…

Khloe Kardashian ndihet e dërrmuar pasi Tristan Thompson rrëfeu se kishte një fëmijë me një grua tjetër. Basketbollisti 30-vjeçar, i cili së bashku me Khloe kanë një vajzë 3-vjeçare, True, u zbulua së fundmi se kishte një fëmijë me Maralee Nichols dhe Khloe ende ndihet e shqetësuar nga e gjithë situata.

Dhe tani Khloe i ka thënë basketbollistit se ai nuk mund të zhvendoset në rezidencën e saj të re të madhe prej 37 milionë dollarësh në Hidden Hills të Kalifornisë. Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” po planifikonte të jetonte me Tristan, përpara se të zbulohej se ai kishte një fëmijë me Maralee. Një burim i brendshëm ka thënë për “Entertainment Tonight” se:

Khloe dhe Tristan kishin raporte të mirë përpara se të dilnin lajmet për Maralee që ishte shtatzënë dhe ata madje kishin plane për të jetuar së bashku.

Khloe ka ndërtuar një rezidencë të madhe në Hidden Hills, pranë nënës së saj Kris Jenner dhe motrat Kim Kardashian dhe Kylie Jenner gjithashtu janë në të njëjtën lagje. Burimi shtoi:

Khloe është vërtet e lënduar dhe e trishtuar nga veprimet e Tristan dhe falja e tij publike nuk po ndihmon.

Tristan më parë i kërkoi falje Khloe, pasi një test i atësisë zbuloi se ai lindi një fëmijë me Maralee, në një postim në Instagram. Basketbollisti pranoi se Khloe nuk e meriton dhimbjen dhe poshtërimin që ai i ka shkaktuar.

Gjatë kohës kur ai pranoi se flinte me Nichols, Thompson ishte gjithashtu në një lidhje edhe me Kardashian. Një burim thotë për “PEOPLE” se lajmi për tradhtinë e Thompson ka qenë shkatërrues për Kardashian, e cila ka pasur një lidhje të pandërprerë me të prej vitesh. Dyshja u nda më së fundi në qershor pasi u ribashkuan rreth fillimit të pandemisë COVID në 2020. Sidoqoftë, burimi i brendshëm vë në dukje se biznesmenia amerikane, tani po fokusohet të ecë përpara me ndihmën e familjes dhe miqve të saj.