Celebrities Gossip Showbiz

Kim Kardashian: “Kanye donte të ‘braktiste’ muzikën për të qenë stilisti im”!

Në episodin e parë të “The Kardashians”, ylli televiziv Kim Kardashian na ka treguar një copëz nga jeta e saj me ish-bashkëshortin, Kanye West. Themeluesja e “SKIMS” shihej në video teksa i thotë shoqes së saj ndërsa po zgjidhte pamjet për një paraqitje në emisionin “Saturday Night Live”:

Kanye dëshiron të heqë dorë nga gjithçka dhe t’ia dedikojë jetën e tij të qenurit stilisti im.

Si Kim, ashtu edhe shoqja e saj qeshën me këtë por mund të themi që Kanye-t i pëlqente padyshim të vishte Kim. 41 vjeçarja dhe reperi Kanye tanimë nuk janë më bashkë. Kim ka nisur një romancë me komedianin Pete Davidson dhe duket se janë shumë të lumtur krah njëri tjetrit. Kjo romancë e re e Kim nuk i ka pëlqyer aspak West i cili shpeshherë e ka sulmuar atë dhe Pete duke përdorur rrjetet sociale e duke krijuar kështu një ‘grindje’ virtuale të ashpër publike.

Reperi shpesh e akuzonte yllin e “KUWTK” se nuk e lejon të shohë e të takojë fëmijët e tij, mirëpo duket gjërat mes tyre janë zgjidhur. Pasi e ka kuptuar gabimin, Kanye i ka premtuar Kim-it se nuk do ta shqetësojë më, nuk do të bëjë deklarata publike për të dhe Pete si dhe do të përpiqet të bashkëpunojë sa më mirë në rritjen e fëmijëve dhe do të largohet për pak kohë për t’u kuruar.

Ndërkaq, zbuloni se si është shprehur miliarderja Kim në lidhje me romancën e saj me Pete. Dyshja duken shumë të dashuruar me njëri tjetrit madje së fundmi mamaja e Pete, Amy Davidson ka shprehur dëshirën e saj për komedianin dhe Kim Kardashian.