Celebrities Gossip Showbiz

Kim Kardashian nuk i ndahet ‘photoshop-it’, fansat revoltohen!

Kim Kardashian nuk është e panjohur për pak editimin e fotografive, por tani fansat e kanë akuzuar atë se ka hequr sqetullat në fotot e fundit. Kim i nxiti ndjekësit e saj të komentonin kur postoi një seri fotosh në të cilat mahnit e veshur me një fustan të zi Balenciaga. Megjithatë, ishin sqetullat e nënës së katër fëmijëve që dukej se po tërhiqnin fokusin.

Ndërsa Kim ngre duart mbi kokë, e ulur e zhytur në mendime pranë një dritareje, sqetullat e saj duken të jenë jashtëzakonisht të lëmuara. Sigurisht që fansat e saj të vëmendshëm u hodhën në seksionin e komenteve në Instagram.

Çfarë sqetullash?

Duket e çuditshme.

Ato gjithmonë ngatërrohen me hijet/tonalitetet kryesore të lëkurës së tyre.

Nuk është hera e parë që themeluesja e “Skims” akuzohet për një dështim epik të editimit. Në fillim të këtij viti Kim emocionoi ndjekësit e saj duke shpërndarë një foto të saj teksa ishte shtrirë në një plazh në një vend ekzotik e veshur me bikini të zeza. Megjithatë, disa fansa theksuan se duket se Kim ka vetëm katër gishta në atë këmbë.

Kujtojmë, se Kim paraqiti kërkesën për divorc nga reperi Kanye West në shkurt të këtij viti dhe tani përflitet se është në lidhje me komedianin Pete Davidson, të cilin e takoi në “Saturday Night Live” kur bëri debutimin e saj si prezantuese e spektaklit. Dy yjet ende nuk e kanë konfirmuar romancën e tyre të përfolur, por janë parë në takime të shumta dhe madje janë kapur për dore gjatë një udhëtimi së bashku.