Celebrities Gossip Showbiz

Kjo foto e Romeo Veshaj me vajzën e Ledri Vulës ‘do t’ju shkrijë zemrën’!

Ledri është shpesh aktiv me postimet e tij në rrjete sociale dhe ditën e djeshme u përfol për një video ku shfaqej me Romeon duke darkuar dhe menjëherë dy gjërat që  të vijnë në mendje është ose një bashkëpunim muzikor ose reperi mund të jetë i ftuar në emisionin e vëllezërve. E në fakt Ledri ishte i ftuari special në ‘Më lër të flas’!

Vajza e Ledrit, Poem Blu e shoqëron reperin kudo në xhirime e së fundmi edhe ka ndërhyrë gjatë intervistës së tij me vëllezërit Veshaj. Romeo ka postuar më pas një foto me vogëlushen, e cila ka falur shumë ëmbëlsi në studio.

Së fundmi artisti organizoi një mbrëmje me miqtë dhe kolegët e tij për promovimin e albumit të ri, “1 G.O.A.T për ty”. G.O.A.T është akronim për “The Greatest Of All Times” apo në shqip “Më i miri i të gjitha kohërave”. Në një intervistë për Top Channel në prapaskenën e festës ai ka treguar disa nga “sekretet” e këngëve të tij.