Celebrities Gossip Showbiz

Kjo intervistë e familjes Kardashian nuk duhet humbur! Kim në qendër të vëmendjes…

Kur bëhet fjalë për anëtarët e familjes Kardashian-Jenner vëmendja e të gjithëve shtohet në maksimum. Ndërkohë një tjetër intervistë shumë interesante e familjes do të publikohet së shpejti. Robin Roberts është ulur me familjen Kardashian përpara debutimit më 14 prill të shfaqjes së tyre të re televizive Hulu. Të enjten People dha një pamje paraprake të bisedës, e cila do të transmetohet në ABC më 6 prill.

Kim Kardashian duket se premton se do të flasë për ish-in Kanye West, Khloe pyetet se ku qëndron me ish-in Tristan Thompson dhe Kourtney do të prekë fejesën e saj me Travis Barker. Në emision është edhe Kris Jenner teksa përlotet por shikuesit nuk e dinë se çfarë e ka përlotur. Intervista e Roberts do të transmetohet si një speciale e ABC më 6 prill. Robin e pyet Kim:

Si je mbështetur te familja jote gjatë divorcit me Kanye?

Kim bëri kërkesë për divorc vitin e kaluar dhe tani ajo është ligjërisht beqare. Kim shihet gjithashtu duke i thënë prezantueses:

Është e vështirë të jetosh jetën tënde në një reality show dhe më pas të thuash se do që disa gjëra të jenë private.

Kim tha se ajo absolutisht ndihet sikur duhet të fitojë ende respektin e të tjerëve. Kim gjithashtu do të pyetet për lidhjen me yllin e “SNL”, Pete Davidson.