Celebrities Gossip Showbiz

Krist Aliaj paralajmëron rikthimin në ekran në shtator!

Pas përfundimit të eksperiencës së tij në ‘Big Brother VIP’ ku arriti të shkojë në finale dhe të përballet ‘kokë më kokë’ me Luizin, Krist Aliaj nuk i ka munguar ndjekësve të tij pasi menjëherë u shfaq me një projekt të ri televiziv. Bëhet fjalë për ‘She’s On Top’, spektakël i cili sapo ka përfunduar dhe Kristi ishte pjesë e jurisë profesioniste që gjykonte vajzat.

Teksa e diela e kaluar shënoi episodin e fundit, ku Katerina, bukuroshja nga Bjellorusia u shpall fituese, Kristi teksa ka ndarë një foto ku shfaqen të gjithë pjesëmarrësit e këtij spektakli, krahas ka zbuluar se do të rikthehet sërish në ekran në shtator. Nuk dihet nëse do të jetë sërish si pjesë e jurisë apo do të angazhohet me një projekt tjetër, por diçka të sigurt na e tregoi!

Shihemi në shtator

Ndërkohë, vetëm i ftuar në “E Diell” ai ka zbuluar pak nga jeta e tij romantike, duke ngritur kështu dyshime se Kristi po bie në dashuri. Mesa duket ai po qëndon ende në Shqipëri për një vajzë. Kush e ka zënë zemrën e tij vallë?! Epo le të presim një tjetër përgjigje të tij për të zbuluar më shumë.