Bota Design

Kthehet në hotel luksoz zyra e Winston Churchill, brenda pak ditësh godina mirëpret vizitorët e parë!

Zyra e ish-udhëheqësit të Britanisë, Winston Churchill, ku merreshin vendimet gjatë Luftës së Dytë Botërore, është kthyer në një hotel. Brenda pak ditësh godina historike do të mirëpresë klientët e parë të hotelit ultraluksoz “Raffles London at The OWO”. Hoteli ka 120 dhoma dhe suita, një sallë me 600 persona dhe Spa-n e parë Guerlain në Londër. Dhomat e saj luksoze kushtojnë 1100 paund për një natë.

6 vjet më parë, kur arkitekti britanik hyri për herë të parë në mjediset e Zyrës së Luftës së Vjetër i gjeti ato në një gjendje të mjerueshme. Bodrumet e godinës ishin plot lagështi dhe kondicionerët në korridore nuk funksiononin. Historia e kësaj ndërtese daton në 1898, kur kompleksi i madh shërbeu si zyra e Winston Churchill gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sot, gjashtë vjet pasi arkitekti Hull filloi një rinovim masiv të ndërtesës, puna ka përfunduar në hotelin e ri Raffles London: ‘The OWO’. Zyra u krijua në vitin 1906 dhe kushtoi 210 milionë paund. 1.2 miliardë paund të tjerë u shpenzuan më pas për përfundimin e hotelit të ri.

Hoteli është gati të hapë dyert më 29 shtator. Hoteli historik përfshin gjithashtu tre bare dhe nëntë restorante, duke përfshirë restorante të njohura nga kuzhinieri argjentinas Mauro Colagreco. Në muajt e ardhshëm, një restorant në katin e fundit të hotelit dhe një bar nga shefi japonez Endo Kazutoshi janë planifikuar të hapen.

Salla mahnitëse e ballit të hotelit, e cila mund të rezervohet për festa, dasma dhe ngjarje të rëndësishme, ka pasur deri më tani shumë kërkesa.