Showbiz

Kur babai të vjedh pasurinë, Britney Spears tregon historinë e saj të trishtë

Një ndër personazhet që ka qenë në qendër të vëmendjes muajt e fundit është ylli i muzikës Britney Spears për të cilën fansat kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë shumë të shqetësuar.

Së fundmi, ajo është në gjyq me babain i cili gëzon të drejta të plota mbi jetën e saj, fëmijët dhe vendimet rreth karrierës. Tani, Jamie Spears kërkon gjithashtu të ketë nën kontroll pasurinë e patundshme, bizneset dhe të gjitha pronat e të bijës. Kjo është konfirmuar nga burime pranë Spears duke u bazuar në dokumentet që ajo ka dërguar në gjykatë.

Para disa vitesh gjykata e Los Angeles ka marrë këtë vendin për shkak të gjendjes së paqëndrueshme mendore të këngëtares së hitit “Baby One More Time”. Hyrjet e daljet e saj nga qendra të ndryshme rehabilitimi, problemet me alkoolin dhe substancat narkotike kanë bërë që praktikisht e gjithë jeta e saj të jetë nën kontrollin e babait.

Duket se e vetmja gjë që Britney zotëron plotësisht është lidhja e saj me partnerin Sam Asghari i cili është çdo moment pranë saj. Babai i 38-vjeçares ka punësuar një avokat të ri në mënyrë për të shtënë në dorë pasurinë e të bijës, gjë që artistja e ka kundërshtuar menjëherë.

Kujtojmë se pak javë më parë një grup fansash të Britney Spears dolën në protestë para gjykatës në Los Angeles duke kërkuar që yllit të muzikës t’i kthehen të drejtat që i takojnë në mënyrë që vendimet për jetën e saj t’i marrë vetë e jo babai apo skuadra që e menaxhon.